Lëndimi i Dembeles ia kursen Barcelonës 10 milionë euro

Futboll

Lëndimi i Dembeles ia kursen Barcelonës 10 milionë euro

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 22:37
Ousmane Dembele

Sulmuesi francez do të mungojë deri në katër muaj për shkak të lëndimit.

Barcelona ka marrë një lajm të keq për lëndimin e Ousmane Dembeles, por të paktën kjo situatë e ka një gjë pozitive.

Katalanasit do të kursejnë jo pak por plot 10 milionë euro, ose më saktë shifrën që duhej të paguanin te Borussia Dortmund në rastin e 50 paraqitjeve në sezon të 20- vjeçarit Dembele.

Objektiv që tashmë është tërësisht i parealizueshëm, duke qenë se pasardhësi i Neymar tek Barça, mendohet të qëndrojë rreth katër muaj jashtë fushe për t’u rehabilituar.

Dembele i ka kushtuar Barelonës, 105 milionë eruo plus 42 të tjera në formë bonusesh, 10 milionë prej të cilave të parashikuara nga ky sezon nuk do të paguhen. Për të arritur bonuset e mbetura, që janë  pjesë e klauzolave të  përfshira në kontratën e Dembele, Dortmundit do t’i duhet tashmë të presë deri në sezonin e ardhshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat