Shkodra në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i FIFA-s

Futboll

Shkodra në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i FIFA-s

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 13:59
Gjyqtarët

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare një nga emblemat e arbitrimit shkodran, Tahir Kalaci. Ish-gjyqtari i FIFA-s është shuar mëngjesin e së martës.

Ka qenë shembulli më i mirë për shumë breza arbitrash në Shkodër, të cilët kanë parë tek ai njeriun punëtor, të ndershëm dhe korrekt.

Sakaq, edhe pasi e mbylli karrierën, nuk e la arbitrimin, pasi drejtoi për vite me radhë Kolegjiumin e Arbitrave të Shkodrës dhe njëherësh ishte anëtar i kryesisë së FSHF-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat