Benzema vazhdon me Realin

Futboll

Benzema vazhdon me Realin

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 14:54
Karim Benzema

Francezi Karim Benzema vazhdon kontratën edhe për disa vjet me kampionin e Evropës dhe të Spanjës, Real Madridi. Benzema do të qëndrojë në ekipin e bardhë deri në moshën 33-vjeçare, çka do të përfaqësojë një cikël jo më pak se 12 sezone.

Sulmuesi francez, i lidhur tashmë me Real Madridin deri në vitin 2019, do të nënshkruajë vazhdimin e kontratës së tij edhe për dy vite të tjera. Klubi madrilen e ka bërë zyrtarisht  njoftimin për rinovim, përmes një deklarate. Benzema është i lumtur në Madrid, ndaj negociatat ishin shumë të lehta dhe mbërritën shumë shpejt në një marrëveshje të kënaqshme për të dyja palët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat