Sulmuesit thirren në apel

Futboll

Sulmuesit thirren në apel

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 16:25
Pamje nga një ndeshje

180 minutat e para të kampionatit ashtu sic pritej kanë treguar mangësinë e golave. Në dy javët e para në 10 ndeshjet e luajtura janë realizuar 18 rrjeta, me një mesatare 1.8 gola për ndeshje. Partizani që vjen me pretendime të mëdha për të fituar titullin kampion është skuadra që nuk ka shënuar ende golin e parë pavarësisht se në përbërje janë dy goleadorë rrace si Edgar Cani dhe Xhevahir Sukaj. Ndërkohë që mbrojtjen më të dobët e ka Lushnja me 5 gola të pësuar, duke qënë dhe skaudra që ka pësuar më shumë gola në një ndeshje të vetme, 3 në sfidën ndaj Flamurtarit. 8 sfidat e para të kampionatit dhuruan vetëm fitore, 4 për skuadrat vendase dhe 4 për ato udhëtuese, ndërsa dy takimet e fundit përfunduan në barazim. Kukësi kampion po konfirmon edhe një herë se një nga pikat më të forta mbetet mbrojtja, pasi verilindorët janë i vetmi ekip që nuk kanë pësuar gol në këto dy javë të luajtura. Teuta, Skënderbeu dhe Flamurtari kanë sulmin më të mirë me 3 realizime në 180 minutat e para të edicionit. Pritej që epiqendra e golave të ishin sulmuesit e rracës, por për momentin po rezulton kundërta. Sulmuesi i krahut të përfaqësueses së 21 vjecarëve të Shqipërisë Kristal Abazaj është ai që udhëheq listën e golashënuesve me 2 realizime. Ajo që bie në sy është se në 18 golat e shënuar vetëm një është realizuar nga një numër 9 tipik, Busic në sfidën Flamurtari – Lushnja ndërkohë që kemi një autogol të Gavës në javën e parë në sfidën Lushnja – Vllaznia, ndërkohë që 10 gola janë shënuar nga mesfushorët. Ka ardhur momenti që sulmuesit të tregojnë aftësitë e tyre pasi skuadrat i kanë thërritur në apel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat