Superkupa e Evropës luhet në Turqi

Futboll

Superkupa e Evropës luhet në Turqi

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 19:10
Ilustrim

Shqipëria nuk arrin ta fitojë organizimin e Super Kupës së Evropës në vitin 2019.

“Arena Kombëtare” nuk do të jetë organizatore e Super Kupës së Evropës.

Mes shtatë kandidaturave të paraqitura në UEFA, Komiteti Ekzekutiv vendosi që finalja mes dy skuadrave më të mira të sezonit 2018-2019 të zhvillohet në stadiumin Vodafone Arena të Stambollit, shtëpia e skuadrës së Beshiktash.

Një garë e vështirë për t’u fituar nga kompleksi modern që po ndërtohet në qendër të Tiranës, pasi kandidatura e “Arenës Kombëtare” ishte e vetmja që u paraqit ende si një projekt i papërfunduar.

Stadiumi modern në kryeqytetin e Shqipërisë konkurronte me stadiumin e Toulouse në Francë, Sammy Ofer të Haifas në Izrael, Astana Arenan në Kazakistan, stadiumin Windsor Park të Irlandës së Veriut, Arena Gdansk më Poloni dhe Vodafone Arenan të Stambollit në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat