Skënderbeu publikon çmimet e biletave ndaj Partizanit

Futboll

Skënderbeu publikon çmimet e biletave ndaj Partizanit

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 19:19
Pamje nga një ndeshje

Klubi i Skënderbeut nga Korça ka nxjerrë sot në shitje biletat për ndeshjen e së shtunës në Kategorinë Superiore ndaj Partizanit. Supersfida e javës së 3-të të kampionatit do të kushtojë për sportdashësit korçarë njësoj si ndeshja e javës së parë ndaj Flamurtarit, pasi çmimet e biletave nuk kanë pësuar asnjë ndryshim.

Çmimet

Tribuna D – 200 Lekë të rinj

Tribuna C – 300 Lekë të rinj

Tribuna A dhe B – 400 Lekë të rinj

Tifozët miq – 300 Lekë të rinj

Gold A dhe B – 1000 Lekë të rinj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat