Napoli deklason Lazion

Futboll

Napoli deklason Lazion

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 23:00
Pamje nga ndeshja

Në takimet e zhvilluara në Serie A, fitore kanë shënuar favoritet.

Fitoren më të thellë e ka arritur Napoli, duke mposhtur Lazion, 1-4, me të cilën fitore është ngritur në krye të renditjes tabelare.

AC Milan ka shënuar fitore ndaj SPAL 2013, 2-0, fal dy penalltive të akorduara. Juventus ka mposhtur Fiorentinan me rezultat minimal, 1-0.

Renditjes tabelare i prinë Napoli që ka 15 pikë, që është i ndjekur nga Juventusi me po aq pikë, ndërsa në pozitën e tertë është Inter me 13 pikë, kurse i katërti është AC Milan me një pikë më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat