Liga e Kombeve, shortin vitin tjetër

Futboll

Liga e Kombeve, shortin vitin tjetër

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 10:44
Ilustrim

Në Gjenevë të Zvicrës është zhvilluar Kongrsi i 13-të i Jashtëzakonshëm i UEFA-s. Në këtë kongres janë ratifikuar emrat e dy përfaqësuesve të Shoqatës së Klubeve Europiane (ECA) si anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për një mandat katërvjeçar:

Andrea Agnelli (Juventus) dhe Ivan Gazidis (Arsenal). Gjithashtu, është prezantuar edhe Nations League, një kampionat i vërtetë për kombëtare, ku do të përfshihen rëniet dhe ngjitjet në kategori. Ky kampionat do të fillojë nga shtatori i 2018-ës dhe do të zhvillohet çdo dy vite. Nuk do t’i heqë hapësirën ndeshjeve miqësore, por do t’i reduktojë këto të fundit duke privilegjuar përballje më cilësore.

Ky kampionat do të ketë katër divizione (A, B, C e D), nga skuadrat më të forta tek ato më të dobëta, të cilat do të përcaktohen nga renditja e UEFA-s e 55 vendeve përfaqësuese pas përfundimit të fazës kualifikuese për Rusi 2018. A dhe B do të kenë katër grupe me nga tri skuadra, C një me tri skuadra dhe tre me nga katër skuadra, D do të ketë katër grupe me nga katër skuadra. Në divizionin A katër ekipet e para do të kalojnë në fazën pasardhëse, me gjysmëfinalet dhe finalet që do të luhen në qershor të 2019-ës. Ekipet që do të dalin të fundit në grupet e A, B dhe C do të bien nga kategoria, ndërsa fituese e grupeve të B,c dhe D që do të ngjiten. Shqipëria do të luajë në divizionin C, kurse Kosova në divizionin D.

Çdo dy vite do të vazhdohet përpara në këtë mënyrë, duke i dhuruar publikut përballje më interesante dhe, mbi të gjitha, duke shtuar të ardhurat nga të drejtat televizive dhe nga sponsorët. Edicioni i parë i Nations League do të garantojë edhe katër vende për Euro 2020. Më 24 janar do të hidhet në Lozanë shorti për katër divizionet. Java e parë e ndeshjeve do të luhet më 7 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat