Mourinho: Futbolli anglez do të mbijetonte edhe pa Carabao Cup

Futboll

Mourinho: Futbolli anglez do të mbijetonte edhe pa Carabao Cup

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 11:16
Jose Mourinho

Trajneri Jose Mourinho ka insistuar se ekipet angleze të cilat luajnë në garat evropiane do të përfitonin nëse nuk do të luanin në Carabao Cup.

Mourinho i bëri nëntë ndryshime në formacionin bazë të ‘Djajve të Kuq’, por megjithatë, luajti me një skuadër të fuqishme në fitoren 4:1 ndaj Burton-it, të mërkurën.

“Mendoj se futbolli anglez do të mbijetonte edhe pa Carabao Cup, ndoshta do të ishim më të freskët për garat evropiane”, ka thënë Mourinho.

Manchester United janë kampionët aktual të Kupës së Ligës, pasi sezonin e kaluar e mposhtën Southampton-in me rezultat 3:2, për ta fituar këtë kompeticion për herë të pestë në histori të ekipit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat