Ish-mbrojtësi i Barcelonës: Neymar u largua për shkak të Messit

Futboll

Ish-mbrojtësi i Barcelonës: Neymar u largua për shkak të Messit

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 12:25
Neymar

Jeremy Mathieu ka dhënë mendimin e tij për arsyen e largimit të Neymar nga Barcelona.

Transferimi i Neymar te Paris Saint-Germain nga Barcelona ka qenë ‘bomba’ e këtij afati kalimtar, pasi klubi parisien i ka paguar katalanasve plot 222 milionë euro për të.

Ish-mbrojtësi i Barçës, Jeremy Mathieu që u largua vetëm një muaj para Neymarit, ka thënë se braziliani nuk ka mundur të qëndronte në një ekip ku ka qenë numri dy, duke iu referuar pranisë së Lionel Messit në ekip.

“Në asnjë moment njerëzit nuk e kanë menduar largimin e tij nga Barça”, ka thënë Mathieu për EFE.

“Por futbolli është i tillë dhe vendimi ka qenë i Neymarit”.

“Për mendimin tim, Neymar u largua për arsye se ishte prapa Messit. Ai dëshiron ta fitojë Topin e Artë dhe këtë mund ta arrijë në Paris, ku më duket se është i lumtur pasi po shënon gola”, ka theksuar francezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat