Hasi nuk po kalon një moment të mirë në Greqi

Futboll

Hasi nuk po kalon një moment të mirë në Greqi

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 13:02
Besnik Hasi

Besnik Hasi nuk po kalon një moment të mirë në Greqi sepse mediat, tifozët por edhe zyrtarë brenda lubit të Olympiacos nuk e shikojnë me sy të mirë një shqiptar në pankinën e skuadrës më të titulluar të Greqisë.

Kualifikimi në fazën e grupeve të Champions League është harruar shumë shpejt prej armiqve të shqiptarit që pas dy barazimeve në kampionat dhe humbjes në fazën e grupeve të Champions League kundër Sportingut të Lisbonës i numëron mbështetësit e tij me gishtat e njërës dorë. Gjithsesi, jo i gjithë ambjenti është kundër trajnerit shqitar të Olympiacos pasi media më e klikuar online Gazzetta.Gr ka publikuar një editorial të specialistit Kostas Vemaqis, i cili mbron pa kushte trajnerin e bardhekuqve.

Dy testet e radhës për Hasin janë derbi i Athinës në “OAKA” kundër AEK-ut dhe më pas transferta e vështirë e Torinos kundër Juventusit. Në editorialin e portalit helen,  Vemaqis sulmon gjthë gazetarët kritikë të shqiptarit, duke theksuar se ata presin me padurim që Hasi të dështojë për t’i dhënë goditjet e radhës. “Në fillim kur erdhi siguroi kualifikimin europian u kthye në një yll dhe pas dy barazimeve dhe një humbjeje papritur u bë prapë shqiptar. Po nëse fiton derbin ndaj AEK-ut, çfarë do të thonë sërish kanibalët?”, shkruan me jo pak ironi gazetari grek. Pas 4 javëve të para të Superligës Greke, Olympiacos mban vendin e dytë me 2 pikë më pas se AEK-u që do të presë të dielën skuadrën kampione në një test të rëndësishëm për Hasin dhe skuadrën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat