Shtatë skuadra të njohura pas Cavanit, në garë dhe tri italiane

Futboll

Shtatë skuadra të njohura pas Cavanit, në garë dhe tri italiane

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 13:46
Edinson Cavani

Napoli, Juventus dhe Inter, raportohet se janë të gatshëm që të futen në ‘luftë’ për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Sipas Daily Mail, tre gjigantët italianë janë futur fuqishëm në garë për Cavani, i cili në fundjavën që lamë pas kishte probleme me Neymari.

Uruguaiani kishte besuar se ai duhet t’i godas goditjet e dënimin, por kjo nuk ndodhi, pasi Dani Alves u futë në mes dhe i dhuroi topin ish bashkëlojtarit të tij te Barcelona.

Kishte shumë raportime se Neymar i ka kërkuar krerëve të PSG-së që a shesin Cavanin.

Përveç klubeve të mëdha të Serie A lojtarin e duan edhe Chelsea, Everton, Borussia Dortmund dhe Real Madrid, që janë futur në garë.

Lojtari që mbush 31 vjet ka një pagë të lartë prej 120 mijë eurove në javë.

Ai me Napolin për tri vite ka shënuar 104 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat