Aunba: Nuk do të flas më për Realin

Futboll

Aunba: Nuk do të flas më për Realin

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 22:37
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, ka shprehur frustrimin e tij që një transferim i tij te Real Madrid nuk kishte ndodhur.

Top golashënuesi i sezonit të kaluar në Bundesligë ishte besuar se do të largohej nga Dortmund në afatin kalimtar veror që shkoi, pasi që shumë klube në Evropë dhe Azi ishin interesuar për të.

Por në një intervistë të tij të fundit për RMC, Aubameyang e ka pranuar që ishte i zhgënjyer që nuk mundi t’i bashkohej mbretërve, por tha që tani e ka vënë këtë prapa shpinës së tij.

“Nuk kam ëndërr”, tha 28 vjeçari kur u pyet nëse ende ëndërron për një kalim në Real.

“Nuk do të flas më për Madridin. Nuk më duan”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat