Çka u tha Zidane futbollistëve pas humbjes nga Betis?

Futboll

Çka u tha Zidane futbollistëve pas humbjes nga Betis?

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 11:07
Zinedine Zidane

Numri një i pankinës në Santiago Bernabeu nuk e ka humbur qetësinë edhe pse skuadra që drejton pas pesë xhirosh ka grumbulluar vetëm tetë pikë.

Zinedine Zidane ka ruajtur qetësinë edhe pas humbjes së Real Madrid ndaj Real Betis në minutat e fundit të ndeshjes së xhiros së pestë të La Ligës.

Los Blancos nuk arritën të marrin fitore nw Santiago Bernabeu, as pas përballjes së pestë, pas së cilës kanë regjistruar dy barazime dhe një humbje.

Por Zidane nuk ka përhapur panik në skuadrës megjithëse janë shtatë pikë prapa Barcelona, duke kërkuar nga të gjithë futbollistët që të jenë të qetë.

“Ruajeni qetësinë”, ka qenë mesazhi i teknikut francez, para përballjeve të radhës së Los Blancos, për djelmoshat që drejtion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat