Sowe: Të luash me Skënderbeun ,fitorja gjithmonë është një detyrim

Futboll

Sowe: Të luash me Skënderbeun ,fitorja gjithmonë është një detyrim

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 12:59
Lojtarët e Skënderbeu

Ditë prononcimesh në ambientin bardhekuq. Futbollistët i janë përgjigjur interesit të madh mediatik në prag të ndeshjes me Partizanin. Donjet Shkodra, Gjergji Muzaka dhe Ali Sowe janë shprehur të bindur se ekipi i tyre do t’u rikthehet rezultateve pozitive dhe do të japë 100% të shtunën në fushë.

Ali Sowe: “Të luash me Skënderbeun ,fitorja gjithmonë është një detyrim. Është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe për këtë fitorja duhet gjithnjë, pasi objektivi i klubit është për të qenë në vendin e parë dhe fituar titullin. Për këtë arsye nuk bëjmë kompromis me asnjë ekip dhe nuk hyjmë në fushë për rezultat tjetër. Me punën e grupit shumë shpejt do të vijë edhe goli”.

Gjergji Muzaka: “Unë jam gjithmonë i njëjti dhe mundohem që të jap më të mirën time me çdo ekip ku bëj pjesë. Ata që kanë pasur dyshime tek aftësitë e mia tashmë e kanë marrë përgjigjen nga paraqitjet në fushë. Jam në një ekip të madh dhe bëj maksimumin për të treguar më të mirën e mundshme, sa herë më jepet mundësia. Ndaj Partizanit japim gjithçka për të marrë 3 pikë”.

Donjet Shkodra: “Goli më lehtësoi disi, por për fat të keq nuk solli tri pikët. Ndaj Partizanit do të jetë një tjetër histori. Jemi më të freskët dhe më të përqendruar. Do të bëjmë maksimumin që ta fitojmë këtë takim edhe për tifozët. Ekipi është mirë dhe kjo të jep besim se gjithçka do të shkojë mirë edhe në këtë takim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat