Handanoviq do të vazhdojë me Interin

Futboll

Handanoviq do të vazhdojë me Interin

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 14:56
Samir Handanoviq

Portieri slloven pritet të qëndrojë me zikaltërit edhe për disa vite.

Bashkëpunimi mes Interit dhe Samir Handanoviq do të vazhdohet deri në vitin 2021, pasi që të dyja palët janë pranë marrëveshjes së re.

Me kontratën që pritet ta nënshkruajë në ditët në vazhdim, Handanoviq do të përfitojë edhe një rritje page prej 3 milionë eurosh në vit.

Sipas Gazzetta dello Sport, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla para se të zyrtarizohet marrëveshja e re.

33-vjeçari është pjesë e Interit që nga viti 2012 dhe që nga ajo periudhë ai është një prej portierëve më të mirë në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat