Nuk është i shqetësuar

Futboll

Nuk është i shqetësuar

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 16:25
Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur përpara ndeshjes se nesërme (16.15) ndaj Alavesit ku ka bërë të ditur se nuk mendojnë që Kampionati ka përfunduar edhe pse ka njerëz që mendojnë ashtu.

“Nëse mendoni se kampionati ka përfunduar, përgëzime, por sezoni është shumë i gjatë dhe ne do të jemi atje”, ka thënë 45- vjeçari.

I pyetur rreth shënimit të golave, Zidane deklaroi se nuk ka asnjë shpjegim se pse nuk po arrijnë të shënojnë gola.

“Nuk jam i shqetësuar dhe nuk po mendoj shumë përse kjo po ndodh, puna jonë është ta analizojmë dhe përmirësojmë. Kemi shanse, do të isha më e shqetësuar nëse nuk do të bënim shanse”, ka thënë Zizou.

Në lidhje me formën e Gareth Bale, tekniku Madrilen u shpreh se nuk e di se kur do ta shohim versionin më të mirë të Bale, por shpreson qe kjo të ndodhë shpejtë, raporton rmadridalbania.

“Ai po e përmirëson gjendjen e tij dhe e dimë se ai mund të luajë në nivelin më të lartë, luajti mirë kundër Betisit”, bëri të ditur Zidane.

“Kam dashur ta fusë Lucas duke e zëvendësuar me Luka Modric, por Marcelo ishte lënduar në të njëjtën kohë, kemi bërë dy ndryshime të shpejta dhe kemi humbur formën tonë, këto ndryshime janë normale për ne”. Kështu u përgjigj Zidane në lidhje me zëvendësimet e tij në ndeshjen ndaj Betisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat