Aubameyang: Nuk ëndërroj më për Realin

Futboll

Aubameyang: Nuk ëndërroj më për Realin

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 23:51
Pierre Emerick Aubameyang

Sulmuesi nga Gaboni është i përqendruar vetëm te Dortmundi.

Disa herë gjatë intervistave të tij për media, Pierre Emerick Aubameyang ka shprehur dëshirën që një ditë të luajë për Real Madridin.

Por, duke parë mos interesimin e Los Blancos, për të Aubameyang, thotë se nuk do të flasë më për Realin dhe se e vetmja gjë që i intereson atij është Dortmundi, transmeton KosovaPress.

“Nuk kam asnjë ëndërr për të luajtur diku tjetër. Për Realin nuk dua të flas më. Ata nuk më duan dhe kjo nuk përbën problem për mua”, ka deklaruar 28-vjeçari.

“Duhet të vazhdoj tutje, pasi jam shumë mirë në Dortmund”.

“Më duket se klubet nuk kanë qenë shumë serioze kur më kanë kërkuar. Me Dortmundin kemi pasur marrëveshje që do të mund të largohesha, por kjo nuk ndodhi. Jam paksa i zhgënjyer, por edhe i lumtur që kam mbetur këtu”, ka përfunduar Aubameyang.

Ai gjithashtu ka treguar se ka pasur kontakte edhe me Milanin, por nuk ka mundur të gjejë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit italian për të luajtur në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat