Stoke 0-4 Chelsea, notë e dobët për Shaqirin

Futboll

Stoke 0-4 Chelsea, notë e dobët për Shaqirin

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 18:39
Xherdan Shaqiri

Chelsea ka shënuar fitore më të lehtë se sa është pritur në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të Premierligës.

Kampionët e Premierligës në udhëtim kanë mposhtur me rezultat të thellë Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit.

Në këtë fitore të skuadrës së Antonio Contes, shkëlqeu sulmuesi Alvaro Morata, me tre gola të shënuara.

Pjesë e listës së realizatorëve u bë edhe Pedro Rodriguez.

Shaqiri në këtë ndeshje u paraqit për 90 minuta, teksa në minutën e 49’ u ndëshkua me karton të verdhë.

WhoScored paraqitjen e Shaqirit ndaj Chelsea, e ka vlerësuar me notën 6.4.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat