Dortmundi shkatërron Moenchengladbachun

Futboll

Dortmundi shkatërron Moenchengladbachun

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 20:31
Pierre-Emerick Aubameyang

Dortmund ka fituar me rezultat të thellë prej 6-1, ndaj Moenchengladbachut.

Fituesi i këtij takimi u vendos që në pjesën e parë, kur Maximilian Philipp (28', 38') dhe Pierre-Emerick Aubameyang (45'), shënuan për 3-0.

Në pjesën e dytë, Aubameyang (49', 62') e kompleton het-trikun e tij, dhe e dërgon Dortmund-in në epërsi prej 5-0. Lars Stindl (66') realizoi golin e nderit për mysafirët, para se Julian Weigl (79') të vuloste 'shkatërrimin' e Moenchengladbach-ut.

Dortmund tani ka 16 pikë dhe vazhdon të kryesojë tabelën e Bundesligës, ndërsa Moenchengladbach mbetet me 8 pikë, në mesin e tabelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat