Xhaka ‘zverdhet’ në derbin e Zvicrës

Futboll

Xhaka ‘zverdhet’ në derbin e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2017 Në ora: 12:16
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Baselit triumfoi me rezultat minimal 1:0 kundër Zurich-ut, në derbin e javës së 9-të të elitës së futbollit zviceran. Taulant Xhaka u paraqit titullar për Baselin dhe kontribuoi në fitoren e madhe. Në minutën e 62-të, Oberlin shënoi për fitoren e kampionit në fuqi, Baseli.

Kjo ndeshje u luajt në stadiumin “St. Jakob-Park” dhe u përcoll nga 29.584 shikues. Xhaka tregoi angazhim të madh, por në çastet e fundit është ndëshkuar me karton të verdhë. Baseli është në vend të tretë me 14 pikë sa ka edhe Zurich në pozitën e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat