Platini: Serie A tani është me konkurruese

Futboll

Platini: Serie A tani është me konkurruese

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 13:11
Michel Platini

Michel Platini beson se niveli i konkurrencës është përmirësuar në Serie A, pasi Juventusi nuk është aq dominues sa ka qenë.

Zonja e Vjetër nga Torino janë në krye të kampionatit së bashku Napolin pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, pasi të dy skuadra kanë ende një rekord prej 100 për qind të fitoreve.

Megjithatë, sipas legjendës franceze të futbollit, niveli i konkurrencës është përmirësuar shumë në Serie A këtë vit.

“Niveli i konkurrencës është përmirësuar në Serie A, pasi Juventusi nuk është aq dominues sa ishin”, ka thënë fillimisht Platini për beIN Sports.

“Interi dhe Milani kanë investuar shumë në tregun e transferimeve, ndërsa aty janë edhe Roma dhe Napoli”, përfundoi ish-ylli i Juventusit.

Juventusi ka fituar gjashtë titujt e fundit të kampionatit, duke vendosur rekord të gjitha kohërave me më shumë kampionate radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat