Montella i zhgënjyer me lojtarë

Futboll

Montella i zhgënjyer me lojtarë

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 16:10
Montella

Vincenzo Montella thotë se Milan i ka munguar mentaliteti dhe kualiteti në humbjen 2:0 ndaj Sampdoria-s.

Dy golat e shënuar në pjesën e dytë nga Zapata dhe Alvarez i dhanë skuadrës së Giampaolos një fitore të merituar ndaj Kuqezinjve.

“Nuk na pëlqeu paraqitja,” reflekton Montella pas ndeshjes në Marassi.

“Nuk kishim vendosmëri dhe kualitet të mjaftueshëm. Megjithëse Samp kishte disa mundësi në pjesën e parë, ishim akoma në lojë, por nuk kishim qartësi mendore dhe këtë gjë duhet ta shqyrtojmë.”

Ish-trajneri i Fiorentina-s ka shtuar se askush në skuadër mund të thotë se ka luajtur mirë ndaj Sampdoria-s.

“Askush nuk u paraqit mirë sot. Jemi akoma në proces ndërtimi, kemi shumë talent, kështu që duhet të punojmë më shumë.

“Ky nuk është një projekt i dështuar.

“Jam i zhgënjyer nga paraqitja dhe duhet të gjejmë arsyen. Në aspektin psikologjik ishim boshë. Mbase ndeshja e tretë në shtatë ndeshje ishte një problem, por duhet të analizojë situatën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat