Fitore bindëse e Kukësit

Futboll

Fitore bindëse e Kukësit

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 16:13
Pamje nga ndeshja

Është mbyllur sfida në “Zeqir Ymeri” mes Kukësit dhe Laçit. Kampionët në fuqi kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër 3:0 duke mos iu ndarë Skënderbeut, i cili mposhti dje Partizanin.

Verilindorët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 62-të, ku pas goditjes së Alijev, mbrojtësi Fangaj devijoi topin në rrjetë duke shkaktuar një autogol. Pas këtij autogoli vendasit morën zemër dhe në minutën e 77 mesfushori Elton Kale me një perlë nga jashtë zone dyfishoi rezultatin.

Për golin e nokautit mendoi Elis Bakaj, i cili i shërbyer nga Kale mposhti portierin Selmani për të tretën herë. Me këtë fitore Kukësi shkon në kuotën e 7 pikëve, ndërsa ndeshjen tjetër do të presë Skënderbeun një një sfidë direkte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat