Ajeti superior, shënon për fitoren e thellë të St. Gallenit

Futboll

Ajeti superior, shënon për fitoren e thellë të St. Gallenit

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2017 Në ora: 18:02
Ajeti feston

Sulmuesi Albian Ajeti shënoi për St. Gallenin e cila në konak të saj triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Thun-it, në ndeshjen e javës së nëntë të Kampionatit të Zvicrës në futboll. Mysafirët nga minuta e 17-të mbeten pa një futbollist, kur Gelmi u përjashtua me karton të kuq.

Në minutën e 19-të, Ajeti gjendet shumë bukur brenda 16-shit dhe nga afërsia me kokë shënoi për epërsinë 1:0. Tafer (46’) e Buess (55’)  shënuan për fitoren e thellë 3:0 te St. Gallenit.  Ajeti luajti deri në minutën e 75-të, ndërsa ai deri me tash ka realizuar tri gola. St. Gallen ngjitet në vend të dytë me 15 pikë, ngec me pesë pikë nga lideri Young Boys.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat