Arsenali e dëshiron Mertens-in

Futboll

Arsenali e dëshiron Mertens-in

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 21:58
Dries Mertens

Ekipi i Arsene Wenger dështoi ta transferonte sulmuesin e Napoli-t në afatin kalimtar veror, por synon ta aktivizojë klauzolën e tij në vitin e ardhshëm.

Sipas Calciomercato, Dries Mertens shihej si zëvendësim i Alexis Sanchez-it i cili ishte afër largimit nga ‘Emirates’, por belgu i refuzoi londinezët, duke nënshkruar kontratë të re, e cila e mban në Napoli, deri më 2020.

Megjithatë, ekipi anglez duket se nuk ka hequr dorë nga Mertensi, pasi në afatin e ardhshëm kalimtar synon ta aktivizojnë klauzolën e 30 vjeçarit, e cila thuhet të jetë 27 milion funta.

Ylli i Napoli-t, po kalon formë fantastike edhe në fillim të këtij sezoni në Serie A, duke shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat