Interi i pamposhtur me Spallettin, ka pranuar vetëm dy gola

Futboll

Interi i pamposhtur me Spallettin, ka pranuar vetëm dy gola

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 22:32
Luciano Spalletti

Interi e ka filluar sezonin 2017/18 më mirë se që pritej edhe nga tifozët e kësaj skuadre.

Pas fitores ndaj Genoas me rezultat 1-0, klubi zikaltër renditet në vendin e tretë me 16 pikë, dy më pak se Juventusi dhe Napoli që ndajnë pozitat e para.

Në gjashtë javët e para Interi ka pesë fitore dhe vetëm një barazim, pra ende të pamposhtur.

Deri më tani kanë shënuar 12 gola, ku golashënuesi më i mirë është Mauro Icardi me gjashtë gola, i ndjekur nga Ivan Perisic me tri.

Skuadra e Luciano Spallettit ka pranuar vetëm dy gola, një në fitoren ndaj Romës me rezultat 1-3 dhe një në barazimin ndaj Bolognas me rezultat 1-1.

Në katër takime porta e Samir Handanovic ka mbetur e paprekur. Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Beneventos, pastaj pret Milanin ne Giuseppe Meazza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat