Sociedad dorëzohet përballë Valencias

Futboll

Sociedad dorëzohet përballë Valencias

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 06:46
Real Sociedad

Nuk luante as Reali i Madridit dhe as Barcelona por Real Sociedad dhe Valencia dhuruan një ndeshje të denjë për spektaklin e gjigandëve. Kishte nga të gjitha në Anoeta, gola, kartona të kuq, rivalitet dhe në fund u mbyll me fitoren 2-3 të Valencias, të vendosur nga një gol i Simone Zaza-s që pas tregolëshit ndaj Malagas, i dhuron tre pikë me peshë skuadrës së Marcelinho Garcia Toral me finalizimin e minutës së 85.

Kishte nisur me një gol të Los Che ndeshje me Rodrigo që në minutën e 26-të,  provoi fatin nga distanca duke e dërguar topin drejt e në rrjetë.

Avantazhi i miqve zgjati vetëm 6 minuta pasi Aritz Elustundo demonstroi gjithë nuhatjen e golit në një goditje me kokë për të barazuar shifrat në 1-1. Në pjesën e dytë Valencia kaloi sërish në avantazh me Nacho Vidal që shënoi të bukur nga brenda zonës për rezultatin 1-2. Ishte minuta e 50 dhe asgjë nuk kishte mbaruar pasi 4 minuta më vonë, Mikel Ouarzabal me një lëvizje të bukur cau mbrojtjen kundërshtare dhe mori një pasim të shkëlqyer për ta cuar topin në portë. 2-2 dhe gjithcka nga e para me Societad që mbeti me 10 lojtarë në minutën e 68 kur Igor Zubeldia Elorza mopri kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën në inferioritet numerik. Gjithsesi forcat në fushë u barazuan ashtu si rezultati me Geofrey Kondogbia që në minutën e 79 mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të keqe ndaj Adnan Januzajt. Ekuilibrat u thyen pikërisht në minutën e 85 me Simone Zazan që kthehet edhe një herë në heroin e ndeshjes duke ndëshkuar për herë të tretë Geronimo Rullin. Valencia në festë dhe për të dhuaruar të tjera nota spektakli mendoi trajneri Marcelinho që iu dëmtua teksa festonte golin e italianit. Episod humori por Valencia e tij tanimë në zonën Champions është dicka serioze ndërsa Societad pëson humbjen e tretë rradhazi.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat