Schwarzenegger: Messi është ‘terminatori i futbollit’

Futboll

Schwarzenegger: Messi është ‘terminatori i futbollit’

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 08:44
Lionel Messi

Arnold Schwarzenegger, një nga yjet më të mëdha në Hollywood dhe ish-guvernator i Kalifornisë, e ka cilësuar Lionel Messin si ‘terminatori i futbollit”.

Në një vizitë në Camp Nou aktori i njohur nuk kurseu fjalët e mira për argjentinas dhe klubin katalunas.

“E dua Barcelonën, është kënaqësi të jem këtu. E kam bërë ‘Arnolld Classic” në gjitha kontinentet dhe Barcelona është shumë e rëndësishme pasi përfaqëson klasikën evopiane”,

“Vizituam gjithë kontinentet duke promovuar fitnesin, shëndetin dhe bodybuildingin”.

I pyetur për futbollin dhe Messin ai tha:

“Kam luajtur futboll, por talenti im ishte në Bodybuilding. Të gjithë kanë talent në zona të caktuara, doja të bëhesha kampion bote dhe ia arrita”.

“Vitin e kaluar vizitova klubin e Barcelonës dhe i shikova në stërvitje, ishte fantastike. Kur rritesh me futbollin, e ke gjithmonë në mendje. Klubet evropiane janë në përgjithësi të mira dhe Barcelona është njëra nga ato, natyrisht dhe Real Madridi”.

“Messi është ‘Terminatori i futbollit’, mund ta thojmë këtë”, ka thënë Schwarzenegger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat