Treshja e Kosovës ndanë drejtësinë në Champions League

Futboll

Treshja e Kosovës ndanë drejtësinë në Champions League

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 12:57
Treshja e Kosovës ndanë drejtësinë në Champions League

Po vazhdon paraqitja e treshes së gjyqtarëve Genc Nuza, kryesor, bashkë me asistentët e tij Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, në ndeshjet ndërkombëtare. Kështu që gjyqtarët tanë nesër udhëtojnë në Letoni ku do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Champions League për grup-moshën  U-19, që do të zhvillohet më 27 shtator në Liepaja ndërmjet FK Liepaja Youth  dhe  FC Shakhtyor Soligorsk Youth. Si gjyqtar i katërt që do ta ndihmojë treshen e Kosovës do të jetë Aleksandrs Anufrijevs nga Letonia. Kjo është ndeshja e 6-të me radhë që gjyqtari Nuza ndanë drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare që flet për cilësinë dhe paraqitjet e mira që kanë pasur gjatë ndeshjeve të kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat