Problem me mbrojtjen

Futboll

Problem me mbrojtjen

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 14:04
Jurgen Klopp

Liverpooli po kalon një formë jo edhe aq të mirë në gjashtë javët e para në Premier League sidomos kanë pak probleme me repartin e mbrojtjes. Për gjashtë ndeshje kanë pësuar 11 gola, çka do të thotë kjo është e tepërt. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pranon se vështirësitë e ekipit të tij në mbrojtje kanë qenë mjaft të rënda:

“Është shumë e qartë se pësojmë shumë gola, s’ka dyshim. Kjo është e vështirë për mua. Jam një trajner i mirë në mbrojtje, por siç shihet kjo nuk ka shkuar edhe aq mirë për mua deri më tani”. Liverpooli aktualisht është në vend të 5-të me 11 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat