Selmani: Është një moment kur nuk i duhesh askujt

Futboll

Selmani: Është një moment kur nuk i duhesh askujt

Nga: K.Goca Më: 25 shtator 2017 Në ora: 17:07
Morina e Dragusha

Trajneri Agron Selmani, gjithsesi se është i mërzitur pas largimit nga klubi me renome Flamurtari nga Prishtina. Ai dha dorëheqje për shkak të serisë së dobët të rezultateve, gjashtë ndeshje, dy barazime e të gjitha humbje në elitën e futbollit. “Jeta është e tillë, është një moment kur nuk i duhesh askujt, të harrojnë sikur te mos ishe! Megjithatë dje në mbrëmje me mori në tel. Arbnori (Morina): -Forca miku im, ti ke vlerat e tua ! Ndërsa sot, pak me parë më mori në tel. Muhamet Dragusha:

-Trajner, jeta i ka sfidat e veta, ke edhe gabimet e tua, por ti për mua ke vlerë! Dy njerëz të mire dhe profesionist të vërtet, me bën të ndihem mirë, flm shumë, shihemi shpejt aty ku e kemi vendin!”, shkruan Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat