CSKA-Manchester Utd, çdo konflikt potencial mes dy tifozerive kundërshtare

Futboll

CSKA-Manchester Utd, çdo konflikt potencial mes dy tifozerive kundërshtare

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 19:25
Pamje nga dhuna e tifozëve gjatë një ndeshje

Manchester United ka njoftuar tifozët që të mos veshin ngjyra që mund të tërheqin vëmendjen, teksa do të jenë në Moskë, pasi Federata Ruse e Futbollit ka dërguar një paralajmërim të jashtëzakonshëm për të gjithë mbështetësit e United që do të udhëtojnë në Rusi. Ekipi i Jose Mourinho do të përballet me CSKA Moscow të mërkurën, me policinë ruse që parashikohet të jetë absolutisht jo tolernate gjatë një jave kur dy ekipet angleze, si United ashtu edhe Liverpool do të luajnë në Moskë. Rreth 2000 tifozë do të duhëtojnë drejt Rusisë dhe klubi i Manchester United ka marrë masat për të ofruar transportin me autobusë për në “VEB Arena” dhe në kthim, në një përpjekje për të evituar çdo konflikt potencial mes dy tifozerive kundërshtare.

[Russia Football Union's Head Vladimir Markin has warned United supporters of the consequences of 'hooliganism' ahead of their Champions League clash with CSKA Moscow]

Të gjitha këto masa nga klubi me zyrat në “Old Trafford”, si pasojë e kërcënimit të dërguar nga ana e kreut të komitetit të sigurisë në Federatën Ruse të Futbollit, Vladimir Markin, i cili ka njoftuar se policia ruse do t’i përgjigjet fuqishëm ndaj rrëmujaxhinjve. “Nuk dua të frikësoj askënd, por paralajmëroj ata që planifikojnë të vijnë këtu jo për të mbështetur ekipin e tyre, por për të bërë huliganizma. Ligji është i njëjtë për të gjithë, jo vetëm për rusët. Të gjithë ata që do ta shkelin ligjin do të përballen me një ndëshkim të ashpër, mbase edhe me formën e një qëndrimi të gjatë në Rusi, në kushtet që miqtë tanë nuk do t’i pëlqejnë, kërcënoi zyrtari i lartë rus”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat