Guardiola e zbulon më në fund se çfarë i tha mbledhësit të topave

Futboll

Guardiola e zbulon më në fund se çfarë i tha mbledhësit të topave

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 21:49
Pep Guardiola dhe mbledhësi i topave

Manchester City në fundjavë shënoi një tjetër fitore të thellë, duke e mposhtur 5:0 Crystal Palacen.

Ajo që mori vëmendjen gjatë kësaj përballje, ishte një bashkëbisedim i Pep Guardiolas me njërin nga djelmoshat që merën me afrimin e topave në fushë.

Kjo ka ngjallë interesim të medieve që Guardiola të pyetet për këtë bisedë me djaloshin e topave.

“Nëse i analizoni 30 minutat e parë të ndeshjes, ju e shikoni se ne nuk ishim të inkuadruar në lojë”, ka deklaruar Guardiola, raporton Sport.es.

“Mund të ndodh që për 90 minuta të mos jemi në ndeshje. Diçka shkonte ngadalë”.

“Nëse bëhej ndonjë ndërhyrje  e palejuar, askush nuk e merrte topin për të filluar ndeshjen. Kalonin pesë apo dhjetë sekonda derisa dikush e sillte topin. Kur ndodh kjo, gjithçka shkon ngadalë”.

“Kështu që djemtë që sillnin topat ishin shumë të ngadalshëm. Ne kishim nevojë të hynim në lojë, ta provokonim ndeshjen. Dhe ne së bëmë këtë në pjesën e parë”.

“Në pjesën e dytë, ju mund ta shikoni se menjëherë ndryshuan gjërat”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat