Arsenali i kthehet fitoreve, Lacazette ia siguron tri pikë ndaj WBA-së

Futboll

Arsenali i kthehet fitoreve, Lacazette ia siguron tri pikë ndaj WBA-së

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 23:14
Festa e Lacazettes tek goli i parë

Arsenali ka fituar ndaj West Bromwich Albionit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit anglez, Ligës Premier.

Skuadra e Arsene Wengerit i është kthyer fitoreve në kampionat në ndeshje ndaj WBA-së pas barazimit në ndeshjen e fundit ndaj Chelseat me rezultat 0-0.

Topçinjtë dominuan pjesën e parë me lojë dhe raste, por u desh të pritej minuta e 20 për të parë golin e epërsisë.

Ishte sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, i cili shënoi me kokë nga afërsia për 1-0, pas një topi të kthyer nga transversalja e goditur nga Alexis Sanchez dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Dominimi i londinezëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por edhe në këtë pjesë skuadra nga Emirates shënoi vetëm një gol.

Lacazette ishte përsëri ai që shënoi në minutën e 67 nga pika e bardhë, pasi më parë u pengua në zonë Aaron Ramsey.

Deri në fund të ndeshjes, Arsenali e menaxhoi mirë ndeshjen dhe krijoi raste tjera, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe fituan 2-0.

Pas kësaj fitore, Topçinjtë ngjiten në shtatë me 10 pikë të tubuara dhe takimin e radhës e presin Brightonin në shtëpi, ndërsa WBA-ja renditet në vend të 12 me tetë pikë dhe luajnë në shtëpi ndaj Watfordit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat