Javë makthi për Arsenal, 3 ndeshje në 6 ditë dhe mbi 2 400 milje rrugëtim mbi lojërat e luftës

Futboll

Javë makthi për Arsenal, 3 ndeshje në 6 ditë dhe mbi 2 400 milje rrugëtim mbi lojërat e luftës

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 10:42
Forcat e armatosura të Rusisë dhe Bjellorusisë morën pjesë në ushtrimet dhe testimet e lojërave të luftës

Arsene Wenger tentoi maksimumin e tij që të shtirej sikur Arsenalit nuk i mungonte Champions League, kur ishte përballë mediave javën e kaluar. Trajneri i “Topçinjve” do të duhet të bëjë tashmë llogaritë me një javë makthi, gjatë të cilës do të duhet të përballet tre herë brenda vetëm 6 ditëve, duke e nisur tmerrin me ndeshjen në shtëpi të hënë ndaj West Bromwich Albion, e vlefshme për “Premier League”, përpara se të përshkojë një udhëtim të gjatë plot 2,404 milje për tu ndeshur me ekipin nga Bjellorusia, BATE Borisov, në program për të enjten. Një javë sfilitëse që finalizohet të dielën, kur Arsenal do të presë në shtëpi Brighton Hove Albion në “Emirates Stadium”.

Forcat e armatosura të Rusisë dhe Bjellorusisë morën pjesë në ushtrimet dhe testimet e lojërave të luftës, raporton telesport.

Plot mllef për axhendën e ngjeshur dhe itenerarin e lodhshëm, Weneger deklaroi: “Televizionet vendosin se kur do të luajmë, kaq. Gjithçka përkeqësohet pas ndeshjes së Europa League në Bjellorusi, pasi do të duhet praktikisht të luajmë të dielën në mëngjes.Nga e hënë në të enjten është kohë e shkurtër, por edhe më e shkurtër është koha në dispozicion nga e enjtja në të dielën. Gjithsesi do të duhet të përshtatemi. Mbase do të duhet të marrim ndonjë vendim në BATE Borisov, që do të mund të na japë ndonjë shans që të rekuperojmë mes dy ndeshjeve”.

Tanks and helicopters were also involved in the mock war exercises near the city
Provat luftarake u zhvilluan javën e kaluar shumë pranë Borisov.

Për të vulosur makthin e Arsenal mjafton të mendosh që stadiumi ku do të luajnë “Topçinjtë” të enjten ndaj BATE Borisov ndodhet 5 km jashtë qendrës së qytetit, çka do të thotë se ky do të jetë një udhëtim që përmban të gjitha format e transportit, aeroplan, trend he automjete. Gjithashtu vlen të përmendet se rrethinat e Borisov ishin skenë dhe terren për zhvillimin e manovrave të lojrave të luftës, që u zhvilluan javën e kaluar në bashkëpunim mes forcave të armatosura bjelloruse dhe ato ruse, me pjesëmarrjen e helikpterëve, avionëve, tanksave dhe mijra forcash ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat