Sherri me portierin, ja kush e largoi Hasin nga Olympiacos

Futboll

Sherri me portierin, ja kush e largoi Hasin nga Olympiacos

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 13:11
Besnik Hasi

Largimi i Besnik Hasit nga stoli i Olympiacos pas një eksperiencë të shkurtër ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave greke.

Këto të fundit kanë zbuluar edhe prapaskenat e largimit të trajnerit, pas humbjes në derbin me AEK, në shifrat 3-2 edhe pse ekipi i trajnerit shqiptar fillimisht ishte në avantazh të dy golave.

Mediat flasin për një puç në drejtim të trajnerit nga portieri Capinos. Trajneri ka pasur një sherr të ashpër me këtë të fundit në përfundim të ndeshjes, duke i kërkuar llogari për mënyrën si e ka pësuar golin e parë.

Hasit i është dukur e dyshimtë një gjë e tillë, dhe në dhomat e zhveshjes ka akuzuar lojtarët e tij, se i dhanë mundësi kundërshtarit të shpresonte për të fituar ndeshjen me golin e pësuar.

Por, në i shënjestruari ishte portieri 23-vjeçar që ka reaguar ashpër duke akuzuar edhe disa prej shokëve të skuadrës së tij se e kishin lënë zbuluar.

Për këtë Capino është pezulluar, por pritet që trajneri Lemoni ta rikthejë sërish në ekip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat