Nesër nga ora 15:30, skuadra e futbollit Prishtina e “pret” Feronikelin nga Drenasi në fushën e kësaj të fundit. Në vitet e fundit ishte krijuar rivalitet i madh ndërmjet dy skuadrave, por tani është Prishtina që nga katër ndeshjet e fundit tre ka fituar dhe një ka barazuar. Ndërsa edhe klasifikimi momental flet në të mirë të Prishtinës me dy pikë përpara.
Prishtina ndeshjes i hyn pas pesë ndeshjeve pa humbje ku i ka fituar tre prej tyre. Por, forma e drenicasve nuk është e mirë, vijnë pas dy barazimeve dhe një humbjeje dhe mesiguri kryeqytetasit do të jenë motiv shtesë për ta. Dhe, skuadra jonë ka bërë përgatitjet e duhura për t’u përball me një rival aspak të lehtë dhe në fushën e tyre.
Prishtina ka mungesë Maxhunin edhe të një ndeshje suspendim, ndërsa as Khalid tani e disa kohë nuk është në gjendjen më të mirë dhe aktivizimi i tij është i dyshimtë, raporton faqja e FC Prishtina.