Kuqezinjtë janë gati për eliminatoret e Euro 2018

Futboll

Kuqezinjtë janë gati për eliminatoret e Euro 2018

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 15:04
Pamje nga konferenca

19-vjeçarët kuqezi janë gati për eliminatoret e Euro 2018 që do të zhvillohet në Finlandë. Skuadra e drejtuar nga Erjon Bogdani ka nisur përgatitjet në Durrës për tre ndeshje të rëndësishme, fillimisht me Ukrainën dhe më pas me Norvegjinë dhe Malin e Zi. Rama dhe Berisha zbresin në fushë, sigurisht jo ata të politikës por të futbollit sepse në konferencën e shtypit, Bogdani preferoi të përzgjidhte dy nga lojtarët simbol të kësaj skuadre. Kapiteni Rezart Rama shprehet i gatshëm për të përballuar me sukses këto tre sfida. Ai është optimist dhe shton se miqësoret me Gjeorgjinë e kanë ndihmuar skuadrën të konsolidohet edhe më shumë. Në 4 Shtator, Shqipëria sfidon Ukrainën në “Selman Stermasi” dhe kapiteni kërkon mbështetjen e tifozëve. Rezart Rama: “Duhet të vijnë të gjthë tifozët të na mbeshtesin sepse jane lojtari I 12 në fushën e lojës”.

Në vijim të konferencës së shtypit, mbrojtësi përqëndrohet te aventura e tij të Olympiacos, duke e pranuar se ish trajneri i bardhekuqve, Besnik Hasi i ka dhënë një ndihmë të madhe.
“Firmosa me Olympiacos, jam shumë i gëzuar dhe duhet ta tregioj ne fushën e lojës sepse kontrata nuk do të thotë shumë nëse nuk shprehem në fushë.  Hasi na ka ndihmuar, ishte trajner shumë i mirë”.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe mesfushori Elvi Berisha, sipas të cilit, gr8upi i bashkuar kuqezi mund t’ia dalë mbanë në këto tre ndeshje.

Berisha: “Mendoj se janë tre ndeshje shumë të vështira por kjo nuk do të thotë se kundërshtarët janë më të  mirë. Kemi një grup të mirë lojtarësh dhe do të japim maksimumin. Nuk na intereson cila skuadër është në fushë, për ne janë të gjithë të barabartë dhe duhet të marrim maksimumin nga çdo ndeshje”.

Gjatë merkatos së verës, ish lojtari i Tiranës ka nisur një aventurë të re në Spanjë me Leganes dhe ai e pranon se kjo është një sfidë personale që duhet fituar për t’u rritur si lojtar.

“Leganes është një aventurë e fortë, atje ndjehem mirë sepse është ekip I madh dhe shpresopj të jem sa më shpejt pjesë e ekipit të parë. Kur luan në Spanjë është shumë pozitive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat