Çeliku ballëlart që shkatërroi rivalin vendas

Futboll

Çeliku ballëlart që shkatërroi rivalin vendas

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 15:12
Logo e klubit

Derbi vendas në Ferizaj në mes Çelikut dhe Kastriotit i takoi ekipit të Çelikut me rezultat 5:1. Përvoja e madhe lojtarëve të KF Çelikut dhe përgatitja më e mirë fizike e bën dallimin në këtë ndeshje. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit të Ferizajt, fusha e mire për lojë dhe kushtet atmosferike bën që të zhvillohet një ndeshje e mirë kampionale. Ekipi i Çelikut e hapi ndeshjen në mënyrën më të mire, duke shënuar qysh në minutën e parë nga kapiteni Shpejtim Muhaxheri. Pas shënimit të golit ekipi i Çelikut u vërsul edhe më tepër duke krijuar edhe raste tjera shënimi por assesi nuk arrinin te goli. Në pjesën e pare një gol të bukur shënoi edhe Petrit Rushiti në një largësi prej 25 metrave.

Gjithashtu gol shënoi edhe talenti Lirak Abdullahu, i cili tundi rrjetën e portës së Çelikut.

Golashënues në këtë takim ishte edhe Fatlum Hajrullahu, me një goditje jashtë 16 - metërshit të njohura nga ai.

Goli më i bukur u shënua nga Ymer Hoxha, me një goditje volej nga 20 metra, gol i rrallë që shihet në fushat tona.

Në anën tjetër me lojë të mirë dhe i cili e mbante ekipin e Kf Kastriotit gjallë ishte Çlirim Munishi, një lojtar dhe talent në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat