Derbi i skuadrave shqiptare në Maqedoni

Futboll

Derbi i skuadrave shqiptare në Maqedoni

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 17:14
Lojtarët e Shkëndijes

Shkëndija nga Tetova nesër (15.30) përballë Renovës do të zhvillojë takimin e 6-të në 17-të ditët e fundit. Kjo ndeshje është derbi i skuadrave shqiptare, të dyja nga i njëjti vend, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. “Për fat të mirë ekipi ka treguar vazhdimësi dhe në ndeshjen me Renovën hyn me një ecuri pozitive prej 6-të fitoreve në 7-të ndeshje të zhvilluara që e mbajnë skuadrën në vendin e parë në renditje. Në këtë periudhë ekipi ka treguar efikasitet duke patur sulmin më të mirë në ligë me 23 gola të shënuar. Ky ritëm kërkohet të mbahet edhe në takimet e radhës, kështu që paralel me respektin për Renovën brenda 90-të minutave do të jepet maksimumi për të rrëmbyer fitoren e radhës për të ruajtur kreun e renditjes. Stafi teknik nuk do të mund të llogarisë në Ivan Çelikoviçin e lënduar dhe të rinjtë Shefit Shefiti e Arbin Zejnullai që kanë udhëtuar me ekipin U 19 për ndeshjen me Nitran në Sllovaki në UEFA Youth League, ndërsa gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për lojë”, bëhet e ditur nga Shkëndija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat