Robben paralajmëron Parisin: Paratë nuk shënojnë gola

Futboll

Robben paralajmëron Parisin: Paratë nuk shënojnë gola

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 20:55
Robben

Ylli holandez ka folur në prag të sfidës së nesërme me PSG-në.

Bayern Munich udhëton drejt Parisit, ku do të ndeshet me skuadrën e Paris Saint-Germain në kuadër të ndeshjeve të dyta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Blerjet që ka bërë PSG gjatë verës nuk e impresionojnë Robbenin, i cili mendon se e rëndësishme është të kesh një ekip me lojtarë kualitativ e më pas forcat do të maten në fushë.

“Parisi ka shpenzuar më shumë se ne gjatë verës, por paratë nuk shënojnë gola, kualiteti në fushë e bënë atë, ekipet e mira shënojnë gola”, ka thënë Robben në prag të kësaj ndeshjeje.

“Gjëja më e rëndësishme është performanca e ekipit, e jo fokusi te ndonjë lojtar i veçantë”, ka theksuar ai.

Si Bayerni ashtu edhe PSG kanë nga tre pikë pas ndeshjeve të para në Grupin B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat