Pirlo i jep fund karrierës

Futboll

Pirlo i jep fund karrierës

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:22
Andrea Pirlo

Futbollisti Andrea Pirlo ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij, duke u tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur. Fitues i dhjetëra trofeve, 38-vjeçari e thotë me gojën e tij se tashmë ka ardhur koha që të varë këpucët në gozhdë, dhe këtë gjë do ta bëjë sapo kontrata e tij me ekipin amerikan Nju Jork Siti të skadojë në muajin dhjetor.

“E kuptoj vetë se ka ardhur koha për tu larguar. Çdo ditë has probleme fizike, dhe nuk mund të stërvitem më siç dua sepse kam gjithmonë ndonjë problem që më shqetëson. Është e pamundur të luash deri në moshën 50-vjeçare. Do të tërhiqem përfundimisht në dhjetor, kur mbaron edhe kontrata me Nju Jork Siti. Në këtë moshë duhet t’i jap më shumë hapësira të rinjve. Tashmë do merrem me diçka tjetër”, – u shpreh mesfushori italian.

I pyetur për një të ardhme të mundshme si ndihmës i trajnerit Antonio Konte, i cili e mori te Juventusi kur askush nuk besonte më tek ai, Pirlo shprehet: “Do kthehem në dhjetor në Itali. Të punoj me Konten? Kam dëgjuar disa fjalë për këtë temë, por unë kam disa ide në kokën time. Do më duhet pak kohë të vendos".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat