Allegri: Reali është favoriti numër një

Futboll

Allegri: Reali është favoriti numër një

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 15:21
Allegri

Real Madridi nuk po i shkon si duhet në Spanjë, por në Champions League është jashtëzakonisht mirë, në dy ndeshje po aq fitore në grupin D. Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, tha se Reali është favoritë, megjithëse nuk po tregohet në shtatë javët e para në Spanjë. “Los Blancos” shkruan histori (mbrojtën titullin e kampionit të Evropës) pikërisht kundër Juventusit, kur fituan me rezultat 4:1. “Reali është favoriti numër një. Ata kanë rrëshqitur paksa, kanë lëshuar disa pikë në Ligën e Spanjës, por tani kanë filluar t’i bëjnë gjërat mirë. Kundër Dortmundit luajtën në 70 përqindëshin e tyre dhe fituan”, tha Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat