Buffon zgjedh më të mirët me të cilët ka luajtur dhe ata që i ka pasur kundërshtarë

Futboll

Buffon zgjedh më të mirët me të cilët ka luajtur dhe ata që i ka pasur kundërshtarë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 20:00
Leo Messi, Gianluigi Buffon, Cristiano Ronaldo

Portieri Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon, ka dhënë një intervistë të gjatë për Copa90, ndërsa nga ai është kërkuar që t’i zgjedhë disa prej lojtarëve më të mirë që i ka njohur dhe ndaj të cilëve ka luajtur gjatë karrierës së tij të gjatë.

“Jam shumë miqësor me mbrojtësit dhe i urrej sulmuesit”, ka thënë 39-vjeçari me shaka, para se t’i thoshte emrat e yjeve të futbollit.

“Do të thosha se më të fortit ndaj të cilëve kam luajtur janë Ronaldo – braziliani, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane”.

“Pas këtyre katërve do të flisja për bashkëlojtarët e mi, mbrojtësit me të cilët kam luajtur – duke filluar nga (Lilian) Thuram, (Fabio) Cannavaro e (Ciro) Ferrara deri te (Giorgio) Chiellini, (Andrea) Barzagli, (Leonardo) Bonucci e (Daniele) Rugani”.

“Për ta pasur rezultate të shkëlqyera në mbrojtje ke nevojë për mbështetjen njerëzore dhe unë kam qenë gjithmonë i suksesshëm për këtë gjë. Këta janë futbollistët, të cilët e kanë shkruar historinë më të rëndësishme në futbollin vendor dhe ndërkombëtar”.

“Në mesin e italianëve, sa i përket talentit, do t’i përmendja (Andrea) Pirlon, (Francesco) Tottin, (Alessandro) Del Pieron dhe Roberto Baggion. Për t’i bërë pesë, do ta përfshij edhe Paolo Maldinin”.

Legjenda italiane e futbollit është pyetur edhe për fanellën e tij të preferuar dhe natyrisht se e ka zgjedhur atë të Italisë.

“Gjithmonë e kam dhënë maksimumin për ekipet e mia dhe gjithmonë kam gjetur një vlerë të rëndësishme për të luftuar në fushë. I kam pasur vetëm tri ekipe (Parma, Juventusi dhe Italia)”.

“Kam qenë shumë me fat që e kam veshur fanellën e Azzurrëve që është si lakuara ime e dytë, ka qenë një dhuratë e madhe”, ka deklaruar Buffon. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat