Coutinho i bashkohet Barcelonës në janar?

Futboll

Coutinho i bashkohet Barcelonës në janar?

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 10:41
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho në janar mund t’i bashkohet Barcelonës

Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Philippe Coutinho ka një marrëveshje me Liverpoolin që të largohet në janar.

Coutinho shpreson që klubi nga Anfield do ta mbajë premtimin, derisa shpreson që të realizoj ëndrrën duke u transferuar në Barcelonë.

Sipas Mundo Deportivos, Barcelona ende është kontakt me ish yllin e Interit.

Gjatë verës Barcelona kishte bërë çmos që ta transferoj brazilianin, por Liverpool u ka rezistuar milionave të klubit nga La Liga.

Mbetet të shihet në janar nëse Coutinho do t’i bashkohet Barcelonës, apo ky transferim do të shtyhet deri në verën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat