Matuidi: Napoli do të konkurrojë deri në fund, por titullin do ta fitojë Juve

Futboll

Matuidi: Napoli do të konkurrojë deri në fund, por titullin do ta fitojë Juve

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 22:59
Blaise Matuidi

Blaise Matuidi pret që Napoli ta shoqërojë Juventusin në krye të tabelës deri në fund të sezon, por është i bindur se Zonja e Vjetër do të shpallet kampion.

Mesfushori iu bashkua Bianconerëve këtë sezon nga Paris Saint-Germaini dhe ka folur për fillimin e mirë të sezonit nga Partenopei.

“Nuk jam i befasuar nga ngritja e Napolit. Ata po bëhen gjithnjë e më të mirë. Lojtarët kanë luajtur bashkë qe një kohë të gjatë dhe ata do të na qëndrojnë pranë deri në fund të sezonit”.

“Është një sezon i gjatë, por jam i sigurt se në fund Juventusi do ta fitojë titullin”, ka deklaruar Matuidi për Sky.

Sa i përket përshtatjes së tij te klubi i ri, mesfushori ka thënë se për të është e rëndësishme që trajneri Massimiliano Allegri ka besim tek ai.

“Paraqitjet e mia me klubin i përcaktojnë ato me Francën, prandaj jam i kënaqur me atë që bëj te Juventusi”, është shprehur lojtari.

Juve këtë fundjavë luan kundër Lazios dhe fitorja do ta kthente në krye të tabelës së paku derisa të luajë Napoli.

Zonja e Vjetër e ka fituar titullin e Serie A në gjashtë vitet e fundit (Juventus)

“Është një ndeshje sa e bukur aq edhe e vështirë. Ata kanë shumë vetëbesim, por ne po luajmë në shtëpi dhe duam të fitojmë”, ka shtuar Matuidi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat