Navas i është shtuar listës së lëndimeve te Realit

Futboll

Navas i është shtuar listës së lëndimeve te Realit

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 16:51
Keylor Navas

Keylor Navas i është shtuar listës së lëndimeve te Real Madridi, pas një dëmtimi me përfaqësuesen e Kosta Rikës.

Të mërkurën ‘Los Blancos’ e konfirmuan se portieri i është nënshtruar testeve mjekësore, dhe tani bëhet e ditur se ai ka dëmtuar muskujt e këmbë së djathtë.

Ky lëndim do ta mbajë 30 vjeçarin jashtë ndeshjes së vikendit ngaj Getafe-s, ndërsa është në dyshim edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur-it, ndërsa në vend të tij pritet të luajë Kiko Casilla.

Përveq Navas, të lënduar te Real Madridi janë edhe Gareth Bale, Dani Carvajal dhe Mateo Kovaçiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat