Skënderbeu fiton pikë të plota

Futboll

Skënderbeu fiton pikë të plota

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 18:56
Lojtarët e Skënderbeut

Skuadra e Skënderbeut nga Korça ka arritur të fitojë përballë Laçit me rezultatin 2:1 në Korçë. Ujqërit e Dëborës e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë autogolit të shënuar nga mbrojtësi Ademir në minutën e 27'.  
Barazimi vjen në minutën 58' ku mesfushori 21-vjeçar shënoi për Laçianët. Goli i avantazhit vjen në minutën e 75', ku Jashanica i dha fitoren korçarëve në javën e pestë të kampionatit.  Korçarët me këtë fitore renditen me 13 pikë në klasifikim, ndërsa Laçi me 6 pikë dhe renditet në vendin e 6-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat