Bologna e do shqiptarin

Futboll

Bologna e do shqiptarin

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 19:27
Emanuele Ndoji

Futbollisti Emanuele Ndoji ishte një prej risive të listës së trajnerit Christian Panucci në grumbullimin e fundit. Mesfushori i Breshias u ftua nga Kombëtarja U-21 në përfaqësuesen e madhe. Megjithëse mesfushori nuk pati mundësi që të zbriste asnjë minutë në fushën e lojës gjatë këtyre dy ndeshjeve përballë skuadrave kampione bote, në adresë të tij ka nisur interesimi nga skuadrat e Serie A.

Sipas mediave italiane, Bologna ka intensifikuar kërkimet dhe interesimin rreth shqiptarit, për të tentuar afrimin e tij në Serie A që në afatin kalimtar të janarit. Mesfushori është një ndër lojtarët titullarë të Brescia në Serie B, ndonëse është ende i ri në moshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat